Sugjerojmë:

Biskota me kakao, recetë që të nderon mes miqsh!

Biskota me kakao, recetë që të nderon mes miqsh!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Suksesi vjen nga shija e mirë që kanë, thjeshtësia dhe prakticiteti në përgatitje. Ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj sepse këto biskota shkrihen në gojë!

Ingredientët

  • 120 gram gjalpë në temperaturë ambienti
  • 1 lugë gjelle kakao e ëmbël
  • 3 gota niseshte
  • 1 gotë sheqer i bardhë
  • 1/2 gotë sheqer kaf
  • 2 të verdha veze
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni gjalpin me dy llojet e sheqerit.

2

Shtoni pak kripë. Vazhdoni t’i përzieni ndërkohe që gradualisht shtoni vezët, niseshtenë, kakaon dhe sodën.

3

Punojeni mirë masën dhe formoni disa biskota të vogla me duar.

4

I rendisni njëra pas tjetrës në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

5

I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

Shënime

Mos harroni të bëni provën me ndihmën e një stikadenti. Nëse del i pastër nga biskotat do të thotë që biskotat janë gati për t’u nxjerrë dhe për t’u shijuar.

Lini një koment