Sugjerojmë:

Biskota me kafe, aromë dhe shije e parezistueshme!

Biskota me kafe, aromë dhe shije e parezistueshme!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 250 gram miell
  • 1 vezë
  • 150 gram gjalpë
  • 100 gram sheqer
  • 1/2 filxhan me kafe ekspres
  • 1 pako pluhur pjekës
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni sheqerin me vezën. Më pas shtoni gjalpin (duhet të jetë në temperaturë ambienti).

2

I trazoni dhe gradualisht shtoni kafen ekspres.

3

Tani shtoni miellin dhe trazojeni derisa të krijoni një masë homogjene.

4

Formoni disa biskota me forma sipas dëshirës, i vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

5

I fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment