Sugjerojmë:

Biskota me bajame, perfekte në çdo moment të ditës

Biskota me bajame

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Të shijshme dhe shumë aromatike, biskotat me bajame janë receta perfekte për të filluar ditën në mënyrën e duhur, me një mëngjes të ushqyeshëm e të bollshëm. Janë edhe të thjeshta për t’u përgatitur. Janë ideale gjithashtu për fëmijët duke shmangur kështu vaktet e paketuara. Në vend të miellit të bardhë, në këtë recetë do të përdorim bajamet e grira.

Ingredientët

  • 300 gr bajame të grira
  • 140 gr sheqer
  • 10 gr maja pluhur
  • Lëkura e një limoni
  • Një vezë
  • Pak kripë
  • Pak reçel (për shembull manaferrash ose kajsish)
  • Disa bajame të pjekura për dekor

Udhëzimet

1

Parangrohim furrën në 180 gradë Celsius. Bashkojmë bajamet e grira me sheqerin. Shtojmë majanë pluhur, vezën, 2 lugë gjelle lëkurë limoni të grirë dhe pak kripë. Përziejmë përbërësit derisa të përftojmë një brumë të trashë dhe krijojmë toptha në madhësinë e një arre.

2

I vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër furre. Në qendër të tyre vendosim nga një bajame të pjekur, ose i mbushim me pak reçel: në këta rast, krijojmë një vrimë në qendër të secilës biskotë.

3

I pjekim për 15-20 minuta ose derisa biskotat të jenë krokante. Ruajini ato në një enë qelqi./neps.al

Lini një koment