Sugjerojmë:

Biskota me arra dhe mjaltë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 15 min

Ingredientët

  • Miell
  • Gjalpë
  • Margarinë
  • Mjaltë
  • Sheqer
  • Sodë
  • Arra
  • Vanilje

Udhëzimet

1

Hedhim në mikser gjalpin bashkë me margarinën, sheqerin dhe vezët dhe fillojmë rrahjen e tyre.

2

Gjatë rrahjes shtojmë miellin në të cilin më parë kemi hedhur sodën dhe i kemi trazuar bashkë pak nga pak.

3

Nga fundi shtojmë vaniljen dhe arrat.

4

Vazhdojmë rrahjen deri sa të na bëhet një masë brumi elastik.

5

Pas këtij procesi marrim një tepsi të cilën më parë e kemi shtruar me letër kuzhine dhe fillojmë vendosim brumin e biskotave me rradhë duke i bërë në forma sipas dëshirës.

6

I vendosim pak larg nga njëra -tjetra sepse gjatë pjekjes do fryhen.

7

I futim t'i pjekim në temperaturën 180 gradë për 15 minuta.

8

Pas pjekjes i lemë të ftohen dhe u hedhim siper sheqer pluhur për servirje.

Lini një koment