Sugjerojmë:

Biskota me akullore vanilje, një super recetë për fëmijët tuaj

Ingredientët

  • 65g margarinë, të zbutur
  • 60g sheqer pluhur
  • 50g sheqer kaf
  • Për petullat:
  • 75g miell i thjeshtë
  • 25g pluhur kakao
  • 1 vezë e
  • 1 lugë sodë buke
  • ½ lugë pluhur pjekje
  • ½ lugë kripë
  • 1/2 lugë ekstrakt vanilje
  • 150 g çokollatë me qumësht
  • 200 ml akullore vanilje, e zbutur

Udhëzimet

1

Para-ngrohni furrën në 190 ° C.

2

Lyeni me vaj një tepsi.

3

Në një tas bashkoni margarinën dhe sheqernat deri sa të bëhet masa e njëtrajtshme.

4

Shtoni vezën dhe ekstraktin e vaniljes.

5

Shtoni miell, pluhur kakao, sode, pluhur pjekje dhe kripë dhe përzieni mirë deri sa të formohet brumi.

6

Pasi brumi është gati shtoni copat e çokollatës duke u siguruar që ato shpërndahen në mënyrë të barabartë në brumë.

7

Brumin ndajeni me lugë dhe hapeni pak që të marrë formën e biskotës dhe hidheni në tepsi.

8

Bëni kështu disa copa dhe piqini afërsisht 8-10 minuta.

9

Pasi të jenë ftohur, hidhni një lugë nga akullorja e zbutur e vaniljes dhe vendoseni në anën e poshtme të një biskote. S

10

Sipër vendosni një tjetër biskotë dhe kështu keni biskotat e mbushura me vanilje.

11

Shërbejini menjëherë!

Lini një koment