Sugjerojmë:

Biskota kineze

Biskota kineze

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Ingredientët

  • 16 lugë gjelle gjalpë (pa kripë)
  • 300 gram sheqer
  • 1 vezë të madhe
  • 2 të verdha vezësh
  • 375 gram miell
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 1 lugë çaji ujë
  • 1 lugë çaji ngjyrues ushqimor (të kuq)
  • 2 lugë çaji ekstrakt bajameje

Udhëzimet

1

Në një tas të madh kombinoni gjalpin, sheqerin dhe i rrihni me mikser për 5 minuta.

2

Shtoni vezën e plotë, një të verdhë veze dhe vazhdoni t’i përzieni. Shtoni ekstraktin e bajames.

3

Shtoni miellin, sodën e bukës, dhe kripën. Punojeni mirë masën dhe mbështilleni me një qese kuzhine.

4

E lini përreth 2 orë të qendrojë në frigorifer.

5

Ngrohni furrën në temperaturë 165 gradë celsius.

6

Nxirreni brumin nga frigoriferi dhe ndajeni në 25 toptha të vegjël.

7

E vendosni në një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine. I lyeni sipër me të verdhën e vezës. Shtypni me një lugë mesin e biskotave dhe i lyeni me ndihmën e një furçe me ngjyrues ushqimor. Pak ujë do ju ndihmonte në këtë rast.

8

I piqni për 35 minuta.

9

I lini biskotat të qendrojnë 30 minuta, para se t’i shërbeni.

Lini një koment