Sugjerojmë:

Biftek në furrë, pjata e preferuar e mishit!

1 copë biftek viçi (të madhe. 453 gr)
2 lugë vaj vegjetal
1 lugë kripë (e trashë)
Piper i zi

1.Lëreni biftekun në temperaturë dhome përreth 30 minuta.

2.Ngroheni tiganin në zgarë 20 minuta para gatimit, pasi të keni rregulluar zgarën e saj.

3.Spërkateni copën e biftekut me vaj dhe përdorni gishtat për ta shpërndarë, po ashtu kriposeni mirë e mirë dhe hidhini dhe piperin.

4.Vendoseni tiganin në flakë të lartë.

5.Hiqeni me doreza furre tiganin nga soba dhe kalojeni në pjesën e sipërme të furrës në flakë të lartë.

6.Përdorni mashë kuzhine për të vendosur biftekun në mes të tiganit dhe thajeni për 30 sekonda.

7.Me kujdes futeni dhe një herë tiganin në furrë dhe piqeni përreth 2 minuta. Rrotullojeni dhe piqeni dhe për 2 minuta të tjerë.

8.Është i pjekur mesatarisht, por nëse e doni dhe më të pjekur, futeni dhe për 2 minuta të tjerë në furrë.

9.Hiqeni biftekun nga furra dhe vendoseni në një dërrasë për prerje.

10.Mbështilleni me letër alumini për 5 minuta dhe lëreni të pushojë për 5 minuta.

11.Priteni në copa për së gjati dhe shërbejeni menjëherë!

Lini një koment