Sugjerojmë:

Bëj gëzuar me një sangria pranverore!

Bëj gëzuar me një sangria pranverore!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Sangria është një koktejl pranveror, i bërë me frutat e stinës. Përgatitet lehtësisht në kushtet e shtëpisë dhe ju jep ndjesinë e freskisë në ditët e nxehta të verës...

Ingredientët

  • 1 nektarinë
  • 2 feta ananas
  • 1 portokall
  • 1 lime të vogël
  • 1 gotë verë të bardhë
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 100 gram boronica
  • ½ gotë me limon soda

Udhëzimet

1

Në një kanë shtoni verën, sheqerin, i përzieni mirë dhe e ruani në frigorifer për 10 minuta.

2

Ndërkohë lani frutat, qërojini dhe i prisni në copa të vogla.

3

Merrni 2-3 gota dhe shtoni në fillim frutat e përziera.

4

I shtoni secilës pak lëng lime.

5

Tani i shtoni masën që futët në frigorifer. Kujdesuni që masa për secilin përbërës, të jetë e njëjtë në çdo gotë.

6

Në fund i shtoni sipër secilës pak limon soda. Gëzuar me Sangria!

Lini një koment