Sugjerojmë:

Bëj edhe ti një tartë me presh me recetën e Zonjës Vjollca

Bëj edhe ti një tartë me presh me recetën e Zonjës Vjollca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ju thashë, me preshin do të bëjmë shumë receta të shijshme këto kohë! Hidhini një sy kësaj tartës së kripur....

Ingredientët

  • 3-4 presh (vetëm pjesa e bardhë)
  • 100 gram rikota
  • 3 lugë gjelle djathë parmixhano
  • 2 vezë
  • 3 lugë gjelle qumësht
  • Arrëmoskat
  • 1 petë sfoljat

Udhëzimet

1

Pastrojmë preshin dhe kryesisht pjesën e bardhë të tij e presim në unaza të holla.

2

E vendosim në një tigan dhe shtojmë pak ujë (1 filxhan kafeje).

3

I lëmë të ziejnë pak derisa të zbutet, e largojmë nga tigani dhe e vendosim në një tas, ku shtojmë rikotën, vezët dhe parmixhanon.

4

Në një tepsi vendosim letër pjekjeje dhe mbi të vendosim petën sfoljat, shpojmë sipërfaqen e petës me pirun dhe shtojmë mbushjen me presh.

5

Në fund mbledhim anët dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius, për 25-30 minuta. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta dhe foto marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment