Sugjerojmë:

Bëj edhe ti një krem karamel me recetën e Blerinës

Bëj edhe ti një krem karamel me recetën e Blerinës

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Embëlsirë e thjeshtë, por shumë e shijshme, recetën e së cilës e "rrëmbyem" nga dietologia e njohur Blerina Bombaj

Ingredientët

  • 400 ml qumësht
  • 3 vezë të vogla ose 2 të mëdha
  • 4 lugë të mëdha sheqer plus pak për në fund të kupës së inoksit.

Udhëzimet

1

Rrihni vezët me sheqerin dhe më pas me qumështin.

2

Hidhni pak sheqer në fund të çdo kupe dhe i vini mbi plitkë të ndezur deri sa të shkrijë.

3

Ndizni furrën në 180 gradë celsius.

4

Hidhni dy gisht ujë në një tepsi dhe vendosni kupat me kremin në të.

5

I piqni derisa të krijojë një cipë të florinjtë sipër.

6

Më pas i lini të ftohen dhe e shërbeni përmbys.

Shënime

Receta dhe foto marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Blerina Bombaj

Lini një koment