Njollat kafe në fytyrë janë një stres i vërtetë. Ato shfaqen për shkak të shpërndarjes në mënyrë të pabarabartë të melaninës në dërmën e lëkurës, nën veprimin e rrezatimit ultravjollcë.
Maska me uthull molle dhe lëng qepe
Për shkak të përmbajtjes së lartë të aciditetit, uthulla dhe qepa japin rezultat të dukshëm në zbehjen e njollave të errëta në fytyrë. Acidet që kanë në përmbajtje këta dy përbërës, veprojnë për të ndaluar oksidimin e lëkurës, që çon në krijimin e njollave kafe, por në të njëjtën kohë edhe shpërndan melaninën në mënyrë të barabartë, duke bërë që njollat e diellit të zhduken shpejt.
Çfarë ju nevojitet:
- 1 lugë gjelle uthull
- 1 lugë gjelle lëng qepe
Përdorimi:
- I përzieni të dyja dhe aplikojeni maskën në fytyrë.
- E lini të veprojë për 30 minuta (jo më shumë sepse mund të thajë lëkurën).
- Në fund e shpëlani me ujë të bollshëm.
Marrë nga nutricionistja Anila Kalleshi
Përshtati: Neps.al
Lini një koment