Sugjerojmë:

Ananas i karamelizuar i pjekur në skarë

Ananas i karamelizuar i pjekur në skarë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 1 ananas
  • 2 lugë gjelle sheqer kafe
  • 1 lugë gjelle vaj luledielli

Udhëzimet

1

Si fillim përgatisni skarën me prush.

2

Merrni ananasin dhe qërojeni. I hiqni lëkurën e jashtme, por pa e prerë dhe pa i prishur formën.

3

E lyeni ananasin nga jashtë me vaj luledielli dhe më pas me sheqer kaf.

4

Tani e vendosni në skarë dhe e piqni mirë nga të gjitha anët.

5

Pasi të jetë gati e hiqni nga skara dhe e shërbeni duke e prerë në rripa të gjatë. Lulja sipër e ananasit nuk hiqet për arsye dekori. Shijojeni!

Lini një koment