Sugjerojmë:

Alarmi për vezët e ҫokollatës Kinder Surprise: Tërhiqen nga tregu infektimev e me salmonelë

Vezët e njohura me çokollatë Kinder Surprise mund të shkaktojnë salmonelë. Pas disa rastesh të shfaqjes së salmonelës  në Europë, kompania Ferrero ka nisur tërheqjen e produkteve të saj nga raftet e supermarketeve për të shmangur infektime të mëtejshme.

Deri më tani janë regjistruar 63 raste të infektimeve në Irlandë, Francë, Suedi, Hollandë dhe Gjermani, të gjithë fëmijë nën 5 vjeҫ.

Ndërkohë alarmi është dhënë dhe në disa shtete të tjera, ndonëse nuk ka raportime për persona të infektuar.

Salmonela shkakton diarre dhe të vjella në raste të zakonshme, ndërsa në raste të komplikimeve, kërkon kujdes mjekësor pasi mund të shkaktojë dhe vdekje.

Lini një koment