Sugjerojmë:

Akullore shtëpie me mollë e kanellë

Akullore shtëpie me mollë e kanellë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 5 mollë
  • 6 lugë gjelle sheqer
  • 1 gotë ujë
  • 500 ml qumësht
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • Pak kanellë pluhur

Udhëzimet

1

Lani mollët, i qëroni dhe i prisni në feta-feta.

2

I vendosni në një tenxhere me 6 lugë gjelle sheqer dhe i lini për pak minuta në zjarr, derisa mollët të karamelizohen tërësisht. I përzieni vazhdimisht.

3

Nga fundi i shtoni një gotë ujë.

4

Pasi të jenë tretur tërësisht, i lini të ftohen pak.

5

I kaloni në një blender dhe i bëni tërësisht pure.

6

Në një tigan të nxehur shtoni niseshtenë, qumështin dhe sapo të marrë një valë shtoni masën me mollë.

7

Sapo ta shikoni që masa trashet, e hiqni.

8

E vendosni akulloren në një tas me kapak dhe e fusni në frigorifer për të qendruar gjatë gjithë natës.

9

Të nesërmen e shërbeni akulloren nëpër gota dhe i shtoni sipër pak kanellë pluhur. Shërbejeni anash me disa feta mollë. Shijojeni!

Lini një koment