Sugjerojmë:

Akullore shtëpie me limon, boronica dhe mente të freskët

Akullore shtëpie me limon, boronica dhe mente të freskët

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 2 filxhanë krem qumështi
  • 1 filxhan qumësht
  • 20 gjethe mente
  • 1 ½ limon
  • 150 gram boronica
  • ¾ filxhan me sheqer
  • 1 majë luge kripë
  • ½ lugë çaji ekstrakt vaniljeje

Udhëzimet

1

Ndani mirë gjethet e mentes nga tufa dhe i lani.

2

Në një tigan ngrohni kremin e qumështit, shtoni qumështin, gjethet e mentes dhe i lini në zjarr për 30 minuta.

3

Në një tigan shtoni boronicat, sheqerin dhe i lini në një zjarr mesatar.

4

I shtoni lëngun e limonit, ndërkohë që lëkurën e tyre e ruani për më vonë.

5

I përzieni vazhdimisht boronicat dhe pasi të kenë shkrirë tërësisht, i kaloni sipër një blender dore për ta bërë masën kremoze.

6

Hiqni gjethet e mentes nga qumështi sapo zierja të ketë përfunduar.

7

Ndërkohë ndani të bardhat e vezëve veç dhe të verdhat veç (të bardhat përdorini për diçka tjetër).

8

Në një enë rrihni të verdhat e vezëve me një rrahës elektrik. Tek masa me qumësht shtoni të verdhat e vezëve, lëkurën e grirë të limonit dhe boronicat.

9

I përzieni mirë për 5 minuta dhe më pas e kaloni masën në një tas.

10

Futeni akulloren në ngrirje për të paktën dy orë.

Lini një koment