Sugjerojmë:

Akullore me shalqi, e preferuara e kësaj vere

600 g shalqi
50 g sheqer
2 lugë gjelle lëng limoni

1.Merrni një shalqi, e qëroni dhe i hiqni farat. Peshojeni nëse janë 600 gram tul shalqiri.

2.Më pas shtojeni në një blender, shtoni sheqerin, lëngun e limonit dhe e trazoni për disa sekonda.

3.Pasi të jetë bërë një masë homogjene e kaloni në disa forma specifike për akullore, ose në disa gota të vogla duke i vendosur disa shkopinj të vegjël sipër.

4.E fusni akulloren në frigorifer për të paktën 4 orë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment