AKU jep alarmin e vonuar: Ҫokollatat Kinder me salmonelë, mos i konsumoni!
Thuajse tre javë pas alarmit të shpërndarë në Europë mbi kontaminimin me salmonelë të disa produkteve me ҫokollatë Kinder, Agjencia Kombëtare e Ushqimit më në fund ka reaguar. Në njoftimin e bërë nga AKU, thuhet se janë marrë masa me tërheqjen nga tregu të produktve të dyshuara, të clat janë identifikuar si Kinder Schokobons, Sorpresa Maxi dhe Kinder Maxi Mix. AKU gjithashtu ka lajmëruar konsumatorët që të shmanget konsumimi i tyre.
NJOFTIMI I AKU:
Lidhur me evidentimin e disa rasteve helmimesh nga Salmonella në produkte çokollate në Britaninë e Madhe, pas njoftimit nga RASFF, AKU vijon monitorimet dhe verifikimet në terren dhe pikat e inspektimit kufitar. AKU vijon procedurën e tërheqjes nga tregu të produkteve që RASSF ka evidentuar. AKU njofton dhe këshillon konsumatorët që të shmangin blerjen e produkteve të mëposhtme dhe nëse kanë blerë të mos konsumojnë produktet e listuara: KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre) KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës.Sigurojmë konsumatorët se drejtoritë rajonale dhe trupat inspektuese në terren dhe në pikat e inspektimit kufitar janë në monitorim dhe ndjekje të situatës dhe për çdo zhvillim do të kryhet njoftimi i konsumatorëve.
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment