A shkaktojnë kancer suplementet e vitaminave? Ja çfarë thonë studimet
Ndoshta do të zhvendosni fokusin tuaj nga rutina e suplementeve në mëngjes në kërkim të vlerave të vitaminave, sipas një studimi të ri. Hulumtuesit në Universitetin Tufts kanë zbuluar se nutrientët nga ushqimi janë të lidhur me të jetuarit më gjatë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për suplementet e vitaminave.
Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e më shumë se 27.000 të rriturve në SHBA për të vlerësuar lidhjen midis suplementeve dhe vdekshmërisë. Ata zbuluan se ‘rreziku i ulët i vdekshmërisë që lidhet me marrjen adekuate të vitaminës K dhe mganezit ishte i kufizuar për nutrientët e marrë nga ushqimet dhe jo nga suplementet’, thuhet në deklaratën e hulumtimit.
Përveç kësaj, hulumtuesit zbuluan se marrja e mjaftueshme e vitaminës K, vitaminës A dhe zinkut nëpërmjet një diete të ekuilibruar, ul gjasat për sëmundje kardiovaskulare. Gjithsesi, marja e tyre përmes pilulave nuk ka efekt të njëjtë. Dhe ç’ka është më e rëndësishmja, studiuesit zbuluan se marrja e kalciumit të tepërt nga suplementet—i cili është i përcaktuar në dozën 1.000 mg në ditë, rrit rrezikun e vdekjes nga kanceri. Por nuk ekziston një lidhje e tillë nëse merrni kalcium me tepricë nga ushqimet.
Një tjetër fakt interesant nga ky hulumtim ishte se nëse merrni vitaminë D pa pasur mungesë të kësaj vitamine, mund të rrisni shanset për të vdekur nga kanceri. Megjithatë, duhen ende shumë studime për ta konsoliduar këtë zbulim, paralajmërojnë studiuesit.
“Përfitimet potenciale dhe dëmet që vijnë nga suplementet vazhdojnë të jenë nën studim, por disa hulumtime kanë zbuluar disa lidhje mes konsumit të tepërt të nutrientëve dhe paralajmërojnë konsumatorët për rezultate negative, përfshirë edhe rrezikun për disa kancere të caktuara”, shpjegon në deklaratë Fang Fang Zhang, autor i studimit. “Rezultatet tona mbështesin idenë se ndërsa përdorimi i sulplementeve ndikon në rritjen e nutrientëve të marrë, por ka një lidhje mes benefiteve të nutrientëve që merren nga ushqimet të cilat nuk vihen re tek suplementet”, shkruan Health.com.
Ka disa arsye specifike dhe të qarta pse duhet të merrni suplemente. Për shembull, mund të merrni zink, bakër dhe vitamina B nëse keni probleme inflamatore të zorrëve. Nëse vuani nga osteoporoza mund të merrni vitaminë D dhe kalcium. Por shumica prej nesh, mund t’i marrin vlerat ushqyese edhe përmes suplementeve ushqimore.
Nëse do të përdorni suplemente, mbani mend disa gjëra para se t’i blini ato:
-Shmangni blerjen e suplementeve made in China, pasi mund të keni të bëni me produkte të kontaminuara.
– Mos përfitoni nga zbritjet e çmimeve kur është fjala për të blerë suplemente. Ka gjasa që doza e rekomanduar e këtyre produkte të mos përputhet me standardet e vendosura.
-Mos merrni suplemente që përfshijnë kanva, një përbërës i lidhur me dëmtimet e mëlçisë, krom i cili lidhet me aneminë; portokall i hidhur i cili lidhet me sulmet në zemër dhe goditjet si dhe L-triptofan i kontaminuar i cili lidhet me reaksione neurotoksike.
Nëse jeni mjaftueshëm të shëndetshëm për të shmangur suplementet, përqëndrohuni në marrjen e vitaminave të nevojshme përmes një diete të balancuar dhe për këtë mund të kërkoni këshilla.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment