Tavë me fruta në furrë, shoqëruar me arra e kanellë

Tavë me fruta në furrë, shoqëruar me arra e kanellë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 100 gram gjalpë
  • 150 gram miell
  • 70 gram sheqer
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 1 lugë gjelle ujë të ftohtë
  • 3 lugë gjelle sheqer kaf
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 1/2 lëng limoni
  • 1 lugë çaji kanellë
  • Për fruta: 2 mollë, 2 nektarina, dy dardha

Udhëzimet

1

Lani frutat dhe i prisni në feta-feta me gjithë lëkurë.

2

I shtoni sipër lëngun e limonit.

3

Në një tas përzieni miellin, sheqerin, kanellën dhe i përzieni mirë.

4

Shtoni gjalpin, bajamet dhe i trazoni sërish.

5

Merrni një tavë dhe shtroni një letër kuzhine. Sipër vendosni frutat që pretë pak më parë.

6

Sipër i shtoni mbushjen që përgatitët.

7

I fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 180 gradë celsius.

8

I shijoni të ngrohta ose të ftohta, sipas dëshirës!

Lini një koment