Vetëm uji nuk mjafton. Për një larje efikase të duarve është shumë i rëndësishëm përdorimi i sapunit dhe i solucioneve të tjera të rekomanduara.
Por e keni pyetur ndonjëherë veten, se kur duhen larë duart me patjetër?
- Mbas kryerjes së çdo pune apo aktiviteti
- Para dhe pas ngrënies
- Pas përdorimit të banjos
- Kur kolliteni, tështini apo shfryni hundët.
- Kur kujdeseni për një person të sëmurë
- Kur hidhni plehrat
- Pasi përkëdhelni kafshët
- Kur përdorni transportin publik
- Kur bëni shopping
- Kur dilni në pazar për fruta-perime

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik
Lini një koment