Si të bësh me manaferrat një ëmbëlsirë të shijshme në pak minuta

Si të bësh me manaferrat një ëmbëlsirë të shijshme në pak minuta

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35

Ingredientët

  • 100 gram manaferra
  • 1 lugë gjelle vanilje
  • 1 lugë gjelle miell misri
  • 2 lugë gjelle sheqer kaf për mbushjen
  • ½ filxhan me sheqer kaf për në sipërfaqe
  • ½ filxhan miell
  • 4 lugë gjelle gjalpë
  • ¼ filxhan me granola
  • ½ filxhan me bajame të copëtuara

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 220 celsius.

2

Filloni duke kombinuar në një enë miellin, sheqerin kaf, granolën, kanellën, bajamet dhe gjalpin e shkrirë.

3

E përzieni masën mirë me një lugë druri dhe pastaj me dorë.

4

Në një enë tjetër përgatisni mbushjen duke kombinuar manaferrat, miellin e misrit, vaniljen, 2 lugë gjelle sheqer kaf.

5

Merrni 4 gota dhe në fillim shtroni masën e parë. Pasi e keni spatuluar mirë shtroni masën e dytë.

6

I fusni në furrë për 35 minuta. Sipërfaqja duket të ketë marë një ngjyrë të artë. Shërbejeni menjëherë duke e shoqëruar edhe me akullore me vanilje.

Lini një koment