Pa vezë dhe me copëza çokollate. Si t’i përgatisësh vetë këto donuts të shijshëm për mëngjes

Pa vezë dhe me copëza çokollate. Si t'i përgatisësh vetë këto donuts të shijshëm për mëngjes

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 125 gram miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 majë luge kripë
  • 130 gram salcë molle
  • 120 ml qumësht
  • 85 gram shurup panje
  • 2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • 1 lugë çaji uthull molle
  • Për zbukurimin prej çokollate nevojiten: 60 gram sheqer pluhur, 40 gram kakao pluhur, 120 ml qumësht

Udhëzimet

1

Në një enë kombinoni miellin, pluhurin pjekës, kripën.

2

Ndërkohë në një enë tjetër kombinoni salcën e mollës, qumështin, shurupin e panjës, vaniljen, uthullën e mollës dhe i trazoni mirë.

3

Gradualisht shtoni masën me miellin dhe e trazoni mirë.

4

Kalojeni masën në forma specifike për donuts.

5

Futeni në furrë për t’i pjekur në temperaturë 190 gradë celsius, për gati 15-20 minuta.

6

Pasi të jenë i nxirrni dhe i lini të ftohen tërësisht.

7

Ndërkohë në një enë bashkoni sheqerin pluhur, kakaon , qumështin dhe i trazoni mirë.

8

Merrni donuts-at dhe i lyeni me çokollatën që sapo përgatitët. I shtoni në fund disa copëza çokollate me ngjyra.

Lini një koment