1.Si fillim përgatisni brumin e tortelinit. Merrni një tas dhe brenda hidhni një vezë dhe pak miell.
2.Përzijeni me duar deri sa brumi të bëhet homogjen.
3.Bëjeni brumin top, mbështilleni me qese plastike dhe lëreni të pushojë për 2 orë.
4.Ndërsa e lini të pushojë brumin, përgatisni mbushjen për tortelinit. Skuqni dy llojet e mishit të grirë në një tigan me pak vaj.
5.Hidhni në mikser mishin e skuqur dhe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë. Bluajini deri sa të bëhet një masë e plotë.
6.Kur brumi të jetë gati hapeni me shkopin e posaçëm deri sa të bëhet një petë e hollë dhe homogjene.
7.Sapo ta keni hapur brumin, prijeni në kuadratë me rreth 4-5 cm.
8.Poziciononi në qendër të çdo kuadrati pak mbushje, duke përdorur ndonjë lugë të vogël. Më pas bëni mbylljen e tortelinit.
9.Bashkoni në dysh kuadratin duke formuar një trekëndësh, me anë të gishtit tregues bashkoni 2 këndet e trekëndëshit duke i shtypur lehtë dhe mirë.
10.Pasi keni pozicionuar trekëndëshin në gishtin tregues, me bazën e trekëndëshit apo këndin e pa mbyllur në drejtim të majës së gishtit, nxirreni tortelinin me kujdes nga gishti dhe këndin e mbetur mbylleni nga ana e jashtme e brumit.
11.Bëni të njëjtën gjë me çdo kuadrat. Vërini të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë për 10 minuta.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment