Me këtë kurë të thjeshtë popullore këmbët tuaja të enjtura do të shërohen shumë shpejt

Enjtja e këmbëve është një nga problemet më të shpeshta që hasin të gjithë njerëzit. Shpesh për arsye të qëndrimit në këmbë apo edhe nga këpucët që kanë veshur ky problem bëhet shqetësues dhe lind nevoja e medikamenteve qetësuese.
Një nga produktet që mjekësia popullore rekomandon për trajtimin e tyre është majdanozi.
Majdanozi njihet gjerësisht për vetinë e nxjerrjes nga trupi të lëngjeve të tepërta.
Prandaj mëposhtë po ju sjellim recetën që do të ndihmojë këmbët tuaja të enjtura të shplodhen me majdanoz.

Ingredientët

  • Majdanoz
  • 500 ml ujë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere hidhni ujin dhe vëreni të vlojë në temperaturë të lartë.

2

Priteni majdanozin në copa të vogla dhe hidheni në tenxheren me ujë.

3

Lëreni të ziejë për 5 minuta shtesë.

4

Largojeni më pas nga zjarri dhe lëreni të ftohet për rreth 20 minuta.

5

Lëngun konsumojeni në formën e çajit tre herë në ditë.

Lini një koment