Kek me qershi, ideale në këto ditë pranverore!

Kek me qershi, ideale në këto ditë pranverore!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Ingredientët

  • 200 gram miell për ëmbëlsira
  • 50-75 gram qershi ( pa bishta, pa bërthama)
  • 3 vezë
  • 120 gram sheqer kaq
  • 60 gramë gjalpë
  • 1 filxhan kafe vaj luledielli
  • 1 filxhan kafe ujë
  • 1 pako vanilje pluhur

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni sheqerin, gjalpin dhe vajin me një mikser elektrik. Shtoni vezët dhe vazhdoni t’i trazoni.

2

Shtoni vaniljen, miellin, ujin dhe punojeni mirë masën.

3

Merrni një tavë dhe shtroni mbushjen që përgatitët.

4

Sipër i vendosni qershitë e prera përgjysmë.

5

Tani e fusni kekun në furrë për 40-45 minuta, në temperaturë 180 gradë.

6

Pasi të jetë gati, mund ta spërkasni sipër me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!

Lini një koment