4 feta bukë (ose më shumë, varet nga numri i personave)
4 vezë
100 gram proshutë e tymosur
Pak majdanoz
Vaj ulliri
Kripë, piper
1.Merrni një tavë dhe shtroni një letër kuzhine. Sipër vendosni fetat e bukës. Tek secila prej tyre, hapni në mes një vrimë, duke i hequr tulin (por jo që vrima të dalë krejtësisht e zbuluar).
2.Shtoni tek hapsira vezën, proshutën e tymosur të prerë në kubik të vegjël dhe sipër i vendosni koren e bukës së hequr.
3.E spërkasni të gjithë fetën e bukës me kripë, piper, majdanoz dhe në fund të gjithë tavën me vaj ulliri.
4.Futeni në furrë për 10 minuta në temperaturë 180 gradë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment