Shumë ngjyra dhe shije. Kjo është supa verore që nuk duhet ta lini pa provuar!
300 gram gjoks pule
70 gram bizele
2 speca jeshil
1 kokërr qepë
2 karota
2 patate
2 kungulleshka
1 litër lëng pule
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji miell
Kripë, majdanoz
1.Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët.
2.Pasi të bjerë volumi i tyre, shtoni mishin e pulës të prerë në copa sa më të vogla.
3.Pas 5 minutash shtoni perimet e lara dhe të prera në kubik të vegjël. I përzieni mirë dhe shtoni miellin.
4.Shtoni lëngun e pulës, kripën dhe e lini supën të ziejë për rreth 25 minuta.
5.Nga fundi fikeni zjarrin dhe i shtoni supës majdanozin dhe lëngun e limonit. Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!
6.Mos harroni se nëse e doni supën kremoze, mund t’i kaloni sipër blenderin, pasi të keni fikur zjarrin.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment