Sultjash me kakao, një version ndryshe i ëmbëlsirës suaj të preferuar!

Sultjash me kakao, një version ndryshe i ëmbëlsirës suaj të preferuar!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 litër qumësht
  • 100 gram oriz
  • 2 lugë gjelle kakao pluhur (të hidhur)
  • 50 gram çokollatë e zezë e grirë imët
  • 5 lugë sheqer
  • lëkura e grirë e një portokalli
  • 1 lugë gjelle niseshte

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me 3 gota ujë vendosni për të zierë orizin.

2

Në një tenxhere tjetër zieni qumështin me lëkurën e portokallit dhe sheqerin.

3

Pas 5 minutash i shtoni orizin gjysmë të zierë. E përzieni sultjashin vazhdimisht.

4

Në një enë kombinoni kakaon, niseshtenë dhe një garuzhde nga masa me qumësht. E trazoni mirë pasi nuk duhet të krijohen kokrriza.

5

Shtojeni përsëri masën tek tenxherja me qumësht dhe e përzieni për disa minuta. Masa duhet të fillojë të mpikset.

6

Tani e hiqni nga zjarri dhe e shpërndani në tasa të vegjël. Sipër i hidhni çokollatën.

7

E lini për pak kohë të ftohet dhe pastaj mund ta shijoni së bashku me familjen tuaj. Ju bëftë mirë!

Lini një koment