Irritimi i lëkurës pas depilimit përbën një nga problemet më shqetësuese të femrave, sidmos gjatë sezonit të verës. Pavarësisht se mund të keni provuar metoda të ndryshme depilimi prapë është e pamundur të shmanget terësisht skuqja e zonës së depiluar.
Ne kemi gjetur një mënyrë të thjeshtë, ku me disa produkte që i keni në shtëpi mund ta shmangni këtë problem.
Ja receta:
Ingredientët
- 1 lugë gjelle aspirinë e shtypur
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzimet
1
Shtypni fillimisht aspirinën me një lugë. Bashkojeni me mjaltin. Shtoni pak nga pak vajin e ullirit.
2
Përhapeni në zonën e irrituar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.
3
Pastrojeni në fund zonën me pambuk ose peshqir të lagur me ujë të ngrohtë.
4
Rezultati do të duket menjëherë pas veprimit të përbërësve që kur bashkohen së bashku veprojnë për të qetësuar lëkurën.
Lini një koment