Çfarë nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të plazhit  

Po planifikoni të shkoni në plazh?

Jeni në artikullin e duhur, pasi Neps, sot ju sjell disa këshilla të vlefshme, për gjërat që nuk duhet të mungojnë në çantën tuaj.

Fillojmë me aksesorët:

Peshqiri
Shumë i rëndësishëm, jo vetëm për t’u fshirë, por edhe për ta vendosur mbi rërë apo mbi shezlon. Parandaloni infeksionet që mund të merrni dhe mos harroni të keni një peshqir personal.

Syzet
Aksesori  më i rëndësishëm, nëse nuk doni që sytë tuaj të jenë në kontakt të drejtëpërdrejtë me rrezet e forta të diellit.

Kremi mbrojtës
Me faktorë mbi 50, nëse nuk e ke marrë kremin me vete në plazh, më mirë kthehu në shtëpi. Investimi për lëkurën fillon që tani!

Shapkat
Plazhi ka nevojë për shapka komode dhe të rehatshme. Këmba juaj duhet të ajroset mirë, nëse nuk doni që të vuani nga myku më pas.

Ushqimet: 

Uji
Si imagjinohet plazhi pa ujë? Sa më shumë hapsirë të ketë çanta, aq më shumë ujë merrni. Konsumojeni të gjithën.

Fruta
Pas ujit, frutat janë opsioni më i mirë për t’u hidratuar dhe për të patur energji. Shmangni pijet me gaz.

Sallata
Sallata ju shuan urinë nëse e përgatisni atë me rukola, pomodorini dhe mish pule. Shmangni vezën apo peshkun në plazh, pasi rrezikoni helmimin. Konsumoni produkte sa më të lehta, pa harruar që të ngopeni, por duke u kujdesur njëkohësisht edhe për linjat./neps.al 

Related image

Lini një koment