Si të bësh një tarator të mirë

Si të bësh një tarator të mirë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 kastraveca
  • 1 litër kos
  • 2 lugë kafe hudhër pluhur
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë kafe kripë
  • koper

Udhëzimet

1

Merrni një enë dhe shtoni kosin. Trazojeni mirë me lugë.

2

Grini imët kastravecin dhe shtojeni tek kosi.

3

Shtoni hudhrën, kripën, dhe vajin e ullirit.

4

E përzieni mirë dhe në fund i shtoni koperin (një tarator i mirë duhet të jetë i trashë dhe nuk nuk ka nevojë për ujë).

5

Ju bëftë mirë!

Lini një koment