Humus me qiqra. Goja lëng për këtë recetë!

Humus me qiqra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 250 gram qiqra
  • 2 lugë gjelle tahini
  • 2-3 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1-2 thelpi hudhër
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Si fillim do i fusni qiqrat në një tenxhere me ujë për të qendruar gjatë natës 10-12 orë.

2

Më pas i shpëlani, e mbushni përsëri tenxheren me ujë dhe i vendosni qiqrat të ziejnë për 45 minuta.

3

Në përfundim i kulloni qiqrat dhe i kaloni në një blender. Shtoni edhe një filxhan nga lëngu i zierjes së tyre.

4

Më pas shtoni edhe lëngun e limonit, kripë, piperin, hudhrën, tahinin dhe vajin e ullirit.

5

I trazoni derisa të krijoni një salcë kremoze!

Lini një koment