I thjeshtë, i shijshëm, i shëndetshëm. Ky është keku me spinaq!

Kek me spinaq

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Është një mënyrë fantastike që fëmijët tuaj të hajnë spinaq, e mos ta kuptojnë fare. Ky kek spinaqi me krem është i thjeshtë, i shijshëm dhe i shëndetshëm gjtihashtu!

Ingredientët

  • 150 gram spinaq
  • 4 vezë
  • 200 gram sheqer
  • 200 ml vaj luledielli
  • 1 lugë gjelle pure spinaqi
  • 10 gram pluhur pjekës
  • 5 gram vanilje
  • 200 gram miell
  • Për shurupin: 600 ml ujë, 2 filxhan me sheqer dhe lëngu i një limoni
  • Për në sipërfaqe: 75 gram krem pluhur pasticerie, 200 ml qumësht

Udhëzimet

1

Fillimisht për të përgatitur shurupin vendosni ujin dhe sheqerin në një tenxhere dhe i lini të ziejnë.

2

Pasi të marin një valë shtoni lëngun e limonit dhe i zieni edhe për 5 minuta të tjera.

3

Lani spinaqin dhe e lini të thahet. I vendosni në një tigan dhe i lini të skuqen me lëngun e vet. Më pas i kaloni në blender dhe i bëni pure.

4

Për të përgatitur kekun me spinaq, në një enë të thellë rrihni vezët me sheqer derisa të bëhen shkumë. Shtoni vajin, purenë e spinaqit dhe e përzieni. Në fund shtoni vaniljen, pluhurin pjekës, miellin dhe e përzieni mirë.

5

Pas kësaj vendoseni kekun në një formë specifike dhe e fusni në furrë në temperaturë 170 gradë celsius për 40 minuta. Pasi të jetë pjekur e nxirrni jashtë dhe e lini të ftohet për 5 minuta.

6

Sipër i shtoni shurupin e ngrohtë dhe prisni derisa keku ta ketë absorbuar tërësisht shurupin.

7

Rrihni së bashku kremin pluhur dhe qumështin, sa të krijohet një krem dhe më pas e lini në frigorifer.

8

Vendoseni kremin në sipërfaqen e kekut dhe përhapeni mirë. Dekorojeni kekun dhe arra dhe shërbejeni. Shijojeni!

Lini një koment