Zgjidh një sallatë me fasule si burimin më të mirë të proteinave!

Sallatë me fasule

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Ingredientët

  • 300 gram fasule të ziera
  • 2 speca gogozhare
  • 1 qepë të njomë
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 1 tufë majdanoz
  • Lëngu i 1 limoni
  • 6 pomodorini
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Si filllim do të zieni fasulet për të paktën 45 minuta (vetëm në ujë, pa kripë).

2

Më pas do t’i kaloni në një enë të madhe dhe do t’i shtoni sipër pomodorinit e përgjysmuara, gogozharet e prera në copa të vogla, qepën e njomë.

3

I trazoni mirë dhe në fund i shtoni kripën, piperin, rigonin, majdanozin, uthullën, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit.

4

I përzieni mirë dhe sallata me fasule është gati për t’u shijuar!

Lini një koment