Sallatë e ftohtë me patëllxhanë

Sallatë e ftohtë me patëllxhanë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 3-4 patëllxhanë
  • 50 gram arra
  • 5 thelpi hudhër
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë koper
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë

Udhëzimet

1

Qëroni patëllxhanët, i prisni feta-feta dhe i fusni në një tas me ujë dhe kripë. Kullojini dhe thajini me një letër kuzhine.

2

Piqni patëllxhanët në skarë. Ndërkohë në një enë bashkoni hudhrat, uthullën, kripën, vajin e ullirit, koperin dhe majdanozin e grirë imët.

3

Merrni një enë të madhe dhe shtoni patëllxhanët. I shtoni sipër salcën marinuese që përgatitët dhe i përzieni patëllxhanët.

4

Në fund i shtoni arrat e grira imët. E lini pak minuta në frigorifer dhe pas kësaj sallata është gati për t'u ngrënë!

Lini një koment