Sallatë me kastraveca, ju freskon dhe hidraton në të njëjtën kohë!

Sallatë me kastraveca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 4 kastraveca
  • 1 lime
  • 1 qepë të kuqe
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 portokall
  • kripë

Udhëzimet

1

Lani mirë dhe i prisni kastravecat në feta-feta.

2

Qëroni qepën në rrathë të vegjël.

3

Ndërkohë në një enë bashkoni lëngun e limes, lëngun e portokallit, mustardën, kripë dhe madanozin e grirë imët. Trazojeni mirë.

4

I shërbeni kastravecat në një pjatë, shtoni qepët dhe në fund salcën që përgatitët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment