Sot për drekë zgjidh një rizoto me karkaleca dhe kunguj

Rizoto me karkaleca dhe kunguj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 300 gram karkaleca
  • 300 gram oriz
  • 300 gram kunguj të njomë
  • 1 qepë të grirë imët
  • 3 lugë gjelle parmixhano i grirë
  • ½ tufë majdanoz
  • ½ gotë verë të bardhë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me pak vaj skuqni qepën dhe më pas shtoni kungujt e prerë në kubikë.

2

Ndërkohë në një tenxhere me ujë të valuar shtoni karkalecat e qëruar mirë.

3

Pas 5 minutash shtoni tek tigani orizin dhe trazojeni mirë. Shtoni verën e bardhë. Tani shtoni dy garuzhde nga lëngu që po zieni karkalecat.

4

Sapo lëngu të ketë avulluar shtoni edhe dy garuzhde të tjera. Kur orizi të ketë zierë plotësisht, shtoni karkalecat.

5

Në tre minutat e fundit shtoni majdanozin dhe parmixhanon e grirë imët.

6

Tani e hiqni nga zjarri dhe shërbejeni rizoton e nxehtë.

7

Ju bëftë mirë!

Lini një koment