Kjo është receta që do ju bëjë të shijoni lëngun e midhjeve deri në pikën e fundit

Kjo është receta që do ju bëjë të shijoni lëngun e midhjeve deri në pikën e fundit

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 400 gram midhje të pastruara
  • 1 filxhan kafeje birrë
  • pak xhinxher pluhur
  • 1 tufë majdanoz
  • Lëngu i 1 limoni
  • 4 thelpi hudhër
  • 2-3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere do të skuqni me vaj, hudhrat. Shtoni midhjet e lara, xhinxherin dhe lëngun e limonit. I lini për pak minuta derisa midhjet të hapin guackat e tyre.

2

Shtoni 1 gotë ujë, birrën, kripën, piperin dhe i lini për 5 minuta në zjarr.

3

Nga fundi i shtoni majdanozin e grirë imët.

4

Midhjet janë gati. Nëse i keni pastruar ashtu siç duhet guackat e tyre, ju mund të shijoni edhe lëngun me ndonjë fetë buke. Ka një shije shumë të mirë!

Lini një koment