Bërxolla viçi në furrë me patate dhe perime

Bërxolla viçi në furrë me patate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Sot është Fitër Bajrami prandaj kjo tavë me bërxolla dhe patate është ideale për t'u shijuar sot!

Ingredientët

  • 4 bërxolla viçi me madhësi mesatare
  • 4 kokrra patate
  • 2 kunguj
  • 2 karota
  • 1 patëllxhan
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Pak rozmarinë

Udhëzimet

1

Lani mirë bërxollat dhe i marinoni me kripë, piper, vaj ulliri dhe rozmarinë. I lini të qendrojnë për të paktën 1 orë mbyllur në një tas dhe më i pas i vendosni në tavë.

2

Poshtë tyre vendosni një shtresë me patate të prera në kubik.

3

Ndërkohë që sipër vendosni perimet e lara dhe të prera në rripa të hollë. Shtoni pjesën tjetër të patateve, kripë, piper dhe vaj ulliri.

4

E fusni në furrë për 40 minuta në temperaturë 180 gradë. E kontrolloni tavën herë pas here dhe nëse është e nevojshme i shtoni nga një gotë me ujë. Ju bëftë mirë !

Lini një koment