Qofte të shëndetshme me patëllxhanë e domate

Qofte të shëndetshme me patëllxhanë e domate

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Qoftet nuk është e thënë të kenë mish për t’u quajtur të tilla. Më poshtë Neps do ju tregojë si të përgatisni disa qofte ekonomike, thjesht me patëllxhanë e domate.

Ingredientët

  • 2-3 patëllxhanë mesatarë
  • 2 domate të mëdha
  • 1 vezë
  • 4 lugë gjelle miell
  • Pak kripë
  • Pak nenexhik

Udhëzimet

1

Në një tas madh bashkoni domatet e prera në kubikë, patëllxhanët e grira imët (në rende), vezën, kripën dhe nenexhikun.

2

Punojeni mirë masën me duar.

3

Kalojini topthat në një tigan me vaj të nxehur më parë dhe skuqini për disa minuta.

4

Këto qofte janë një mënyrë e mirë për t’ia servirur edhe fëmijëve tuaj. Shijojini!

Lini një koment