A mund të hanë fëmijët sushi?
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
Maska me kanellë është shumë e thjeshtë përgatitet me përbërës natyralë që të gjithë i kemi në shtëpi si mjalti, limoni, kanella e arra moskat. Është sidomos e përshtatshme për lëkura të papastra, me pika të zeza dhe të yndyrshme.
Mjalti ka veti antibakteriale dhe kjo gjë e bën të dobishme për të pastruar, ushqyer e rigjeneruar shkëlqimin e lëkurës. Përbërësi i dytë është limoni dhe falë përmbajtjes së vitaminës C dhe acidit citrik ka veti dezinfektuese dhe rigjeneruese, prandaj është i dobishëm për të eliminuar njollat, pikat e zeza dhe poret e mbyllura.
2 përbërësit e tjerë janë kanella dhe arra moskat dhe kanë të dyja efekte shumë të dobishme: kanella ka veti antibakteriale dhe anti-kërpudhore dhe është shumë e dobishme për poret e bllokuara, kurse arra moskat ka vitaminë B dhe C dhe është shumë e dobishme për kurimin e njollave të lidhura me aknet ose imperfeksionet e ndryshme.
Si përgatitet maska
Për këtë maskë përdoret një lugë gjelle mjaltë, 8-10 pika limon, një lugë kafeje kanellë dhe pak arrë moskat. Nëse kemi lëkurë shumë të ndjeshme ose që ka tendencë të skuqet, e minimizojmë pak dozën e limonit, kanellës dhe arrën moskat. Kjo maskë aplikohet në fytyrë të pastër dhe lihet të reagojë për 10-15 minuta, shpëlahet me ujë të vakët dhe më pas aplikohet krem hidratant.
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment