Kjo tortë me aromë trëndafili është një ëmbëlsirë e shijshme, por delikate, perfekte për të festuar ditëlindjet, një përvjetor ose festën e nënës. Zbuloni më poshtë se si ta përgatisni hap pas hapi.
Përbërësit:
200 gr niseshte misri
210 gr sheqer
125 gr sheqer pluhur
100 gr bajame të qëruara
30 gr miell
12 gr petale trëndafilash
3 vezë
3 të verdha vezësh
1 bustinë maja
8 lugë vaj ulliri e.v
350 ml qumësht me yndyrë
70 ml liker trëndafili
60 ml qumësht bajamesh
12 lule prej paste sheqeri
Pak ngjyrues ushqimor
Përgatitja:
Përgatisni tortën. Fruloni në mikser bajamet e qëruara me 90 gr sheqer. Rrihni 3 vezë të plota me 50 gr të tjerë sheqer derisa të bëhen shkumë. Shtoni bajamet e qëruara, 8 lugë vaj ulliri e.v, 200 gr niseshte misri, 1 bustinë maja, 50 ml liker trëndafili dhe 60 ml qumësht bajamesh. Merrni një tepsi me diametër 26 cm ku keni shtruar letër furre të lagur dhe të shtrydhur. Hidhni aty brumin, nivelojeni dhe piqeni në furrë të ngrohur në 170 gradë për 35-40 minuta.
Përgatisni kremin. Vendosni 3.5 dl qumësht të ziejë, më pas hiqeni nga zjarri, shtoni petalet e trëndafilave të paspërkatur me kimikate dhe të pastruara mirë. Lëreni në infuzion për 15 minuta. Më pas kulloni gjithçka në një sitë të imët, duke i shtrydhur mirë petalet në mënyrë që të përftoni një qumësht të aromatizuar. Rrihni 3 të verdhat e vezëve me 3 lugë sheqer dhe shtoni miellin. Shtoni më pas qumështin e aromatizuar, përziejini mirë dhe hidheni masën në tenxheren ku nxehët qumështin. Lëreni kremin të trashet në zjarr shumë të ulët duke e përzier vazhdimisht. Lëreni në zjarr derisa të nxjerrë flluska dhe pas 1 minuti hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një enë.
Ndani tortën. Bazën e tortës priteni më dysh horizontalisht dhe mbusheni në mes me kremin e përgatitur me petale trëndafilash.
Përgatisni salcën e ëmbël të tortës. Punoni 125 gr sheqer pluhur me rrahëse vezësh ose rrahës elektrik duke shtuar 20 ml liker trëndafili. Shtoni 2 pika ngjyrues ushqimor ngjyrë rozë ose 2-3 lugë manaferra të shtrydhura dhe të kulluara dhe shpërndajini në mënyrë uniforme tek torta.
Dekoroni tortën. Vendosni në të trëndafilat prej sheqeri ose petale të freskëta trëndafilash. Vendoseni tortën në një pjatë servirjeje derisa salca të forcohet plotësisht.
•Përveç gjalpit përbërësit e tjerë i bashkojmë në një tas dhe pastaj i hedhim në një tepsi ku lyejmë pastaj petët një e nga një. •Shtroni petë, hidhni gjalpin dhe mos i shtypni me presion petët. •Pjekja të bëhet...
•Pastroni gjethet e rrushit dhe vendosi në ujë të vluar derisa të ndryshojnë ngjyrë. •Shpërlajini me ujë të ftohtë dhe lërini të kullojnë, qe t’i keni gati për të mbështjellë japrakët. •Në fillim kaurdisni me vaj ulliri qepët dhe...
Në një blender, bashkoni lulelakrën, vezët, vajin e ullirit dhe kripën. Skuqni petullat në një tigan të nxehtë të lyer me gjalpë të shkrirë. Shërbejeni me salcë kosi👩🏼🍳 View this post on Instagram A post shared...
Lini një koment