Mish derri me lakër

Një recetë e vjetër që kombinon shijen e mishit të derrit me atë të lakrave e perimeve të tjera. Sot do ta përgatisim në një formë të veçantë.

Përbërësit:

  • 1,5 kg lakra
  • 800 gr brinjë gici
  • 2 salsiçe derri për person
  • 2 këmbë derri të pastruara mirë
  • 200 gr karota
  • 100 gr qepë
  • 50 gr gjalpë
  • 1 gotë verë e bardhë e thatë
  • Lëng mishi
  • Kripë e piper

 

Përgatitja:

  1. Zjeni këmbët për një orë me ujë të kripur. Skuqni salsiçet në tigan.
  2. Skuqni karotat, qepën, selinonë dhe shtoni brinjët e derrit. Shuajini me një gotë verë të bardhë të thatë.
  3. Ziejini për gjysmë ore në zjarr të ulët dhe shtoni kripë e piper ose bimë aromatike dhe erëza sipas dëshirës. Shtoni lakrën e prerë në shirita, shtoni brodon e mishit dhe lëreni të ziejë për 50 minuta.
  4. Në fund mishi duhet të jetë ndarë nga kocka.

Lini një koment