Jo vetëm në rizoto, shafrani tashmë është aleati ynë i bukurisë
Nëse kur mendoni për shafranin gjëja e parë që ju vjen në mendje është rizoto ose pastat me karkaleca, kunguj e shafran, përgatituni të surprizoheni sepse këto pistilë të çmuar të kuq përveçse janë një pasuri gastronomike, janë edhe një prej përbërësve më të çmuar të bukurisë këtë verë. Shafrani ka mijëra veti dhe shumë prej tyre janë perfekte për bukurinë dhe mirëqenien nën rrezet e diellit.
Para së gjithash shafrani ka një veprim antidepresiv dhe tonifikues të dobishëm për të superuar tensionin e provimeve të verës ose javët e fundit të punës para pushimeve. Shfrytëzojini përfitimet e tij duke i përdorur në pasta, jogurt ose duke përgatitur ëmbëlsira të shijshme e të freskëta ose çaj me bazë shafrani (shkrijeni direkt në ujë të nxehtë).
Ndoshta nuk e dinit, por shafrani ndihmon tretjen e cila shpesh me ndryshimin e stinëve mund të bëjë kapriço. Vetitë e shafranit mund të ndihmojnë në largimin e aciditetit të stomakut të shkaktuar nga gastriti dhe refleksi.
Shafrani mund të jetë edhe një zgjidhje e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjet menstruale që me rritjen e temperaturave janë më të forta. Pijeni të tretur në 1.5 l ujë të vluar së bashku me 150 gr bimë akilia të thatë.
Shafrani është konsideruar si një eliksir i vërtetë i bukurisë dhe mbreti i antioksidantëve: neutralizon veprimin e radikaleve të lira (substanca toksike të krijuara nga stresi, ushqimi, ndotja dhe stili jo i shëndetshëm i jetesës) të cilat çojnë në plakjen e organizmit dhe lëkurës. Në nivelin e përbërësve aktivë, shafrani është i pasur me vitamina B1 dhe B2 si dhe krocetinë, krocinë dhe pikrokrocinë (përgjegjëse për ngjyrën intensive të verdhë të shafranit), antioksidantë të shkëlqyer natyralë, të pranishme në sasi të përqëndruar në këto erëza: në raport peshe tek shafrani një mijë herë më shumë se tek karota.
Dhe një maskë fytyre me shafran për një lëkurë të bronztë
Receta e kësaj maske është shumë e thjeshtë. Përzieni shafranin me pak tul papaja dhe aplikojeni në fytyrë të pastër duke e lënë atë për 1 minuta. Papaina e gjendur në frutin e papajës ndihmon lëkurën të çlirohet nga qelizat e vdekura ndërsa vetitë e shafranit parandalojnë njollat e errëta dhe rrudhat. Shafrani ju dhuron edhe një nxirje më të bukur e të shëndetshme sepse përmban shumë karotenoide, alfa-karoten dhe betakaroten që forcojnë lëkurën dhe stimulojnë melaninën duke ju dhënë një nxirje uniforme dhe të shndritshme.
Gjumi cilësor është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor, por shumë prej nesh vuajnë nga mungesa e tij. Në këtë artikull, do të gjeni disa këshilla të thjeshta që mund t’i zbatoni për të përmirësuar gjumin tuaj dhe për...
Një sistem imunitar i fortë është çelësi për të mbrojtur trupin tuaj nga sëmundjet dhe infeksionet. Në vend që të mbështeteni tek ilaçet, ka shumë mënyra natyrale për të forcuar imunitetin tuaj në përditshmëri. Ja disa këshilla të thjeshta...
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
Lini një koment