Kush do Pasta Carbonara?
Ziejmë spagetit në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, skuqim pancettën dhe hudhrën në një tigan me pak vaj ulliri derisa të jenë krokante. Hudhrën e heqim. Në një tas të veçantë, rrahim vezët dhe i...
Sugjerojmë:
Kjo është një pjatë delikate dhe e shijshme. Mund të përdorni gjethet e jashtme të angjinareve për të krijuar kremin me të cilin do të kompletoni lazanjat. Është recetë e thjeshtë dhe mund të ruhet edhe në frigorifer për t’u servirur më vonë. Nëse deri tani i keni hedhur poshtë pjesët e jashtme të drunjta të angjinareve, është koha t’i përdorni në këtë recetë:
Lani angjinaret (ose karçofët), hiquni pjesët e jashtme më të të drunjta dhe pastrojuni kërcejt. Ziejini në ujë të kripur për 30 minuta ose derisa të zbuten.
Pritini në feta të holla zemrat e angjinareve dhe ziejni edhe për 10 minuta të tjera nga momenti që uji merr valë. Ziejini dhe lërini mënjanë.
Përgatisni beshamelin ose përdorni një bustinë të gatshme.
Vendosni pastat të ziejnë për pak minuta në ujë të kripur.
Në një tigan shtoni kërpudhat, kaurdisini me pak vaj dhe një thelpi hudhër.
Tani kalojmë tek kremi i angjinareve: për një masë më homogjene, kalojini ato në rente dhe mos i fruloni në mikser.
Përziejeni purenë e angjinareve me beshamelin dhe filloni shtrimin e lazanjave.
Vendosni pak krem në bazën e një tave qelqi, më pas një shtresë lazanjash, sipër tyre zemrat e angjinareve të prera në copa, kërpudhat, parmixhanon dhe përsëri një shtresë kremi.
Vazhdoni kështu derisa të përfundojnë përbërësit. Në fund mbulojeni sipërfaqen me krem.
Piqeni në 180 gradë Celsius për gjysmë ore.
Ziejmë spagetit në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, skuqim pancettën dhe hudhrën në një tigan me pak vaj ulliri derisa të jenë krokante. Hudhrën e heqim. Në një tas të veçantë, rrahim vezët dhe i...
Së pari, skuqim biftekët në vaj ulliri dhe gjalpë në zjarr të lartë për 3-4 minuta nga secila anë, derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim mënjanë për të pushuar. Në të njëjtin tigan, shtojmë konjakun dhe e...
Në një tenxhere, shkrijmë gjalpin dhe skuqim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. Shtojmë miellin dhe e përziejmë për disa minuta derisa të marrë ngjyrë të lehtë kafe. Gradualisht shtojmë lëngun e perimeve dhe e përziejmë derisa të trashet....
© 2024 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment