Duke i përdorur në përditshmëri çantat e dorës, harrojmë se duhet t’i pastrojmë herë pas here, për t’i bërë më jetëgjatë, por sigurisht edhe që të shkëlqejnë gjatë gjithë kohës. Për këtë nuk nevojiten para. Vetëm pak kohë!
Rekomandohet që çantën gjithmonë ta mbushni mjaftueshëm në mënyrë që ajo mos ta humbasë formën e saj si dhe mos ta lini shumë kohë në diell. Në të kundërt materiali i saj do të degradohet më shpejt, madje dhe ngjyra do t’i ndryshojë. Mbani mend se çanta e dorës nuk është diçka që mund ta lani me lavatriçe.
Për ta pastruar kollaj çantën ju nevojitet:
- 1 sfungjer i pastër enësh
- 1 shampo bebesh
- 1 tas të vogël me ujë
- Një furçë të vogël
- Letra duarsh
- Një peshqir të vogël
Udhëzime:
Vendosni çantën mbi peshqirin tuaj

Lageni sfungjerin me ujë dhe shtrydheni mirë

I shtoni disa pika lëng shampo

Sapunët apo detergjentët e fortë nuk rekomandohen të aplikohen tek çanta juaj. Shampot e bebes janë shumë të buta dhe nuk e dëmtojnë materialin e çantës

Tani pastroni me sfungjer sipërfaqen e çantës derisa të shkumojë. Vazhdoni ta pastroni me furçen. Mos harroni t’i kushtoni rëndësi cepave dhe zinxhirave

Fshini çdo papastërti me letrën e duarve

E lini çantën të thahet plotësisht në natyrë
Neps.al
Lini një koment