Si të përgatisni një hot-dog amerikan

Persona: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Për përgatitjen e hot-dogut amerikan ekzistojnë pafund versione, por sot në Neps do ju sjellim njërën prej tyre që nuk ju merr shumë kohë...

Ingredientët

  • Një salsice (jo pule)
  • një simite
  • dy turshi
  • 1 spec të vogël djegës
  • Mustardë
  • Dy feta domate
  • pak qepë të grirë të ëmbël
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Fillimisht do piqni salsicen në një tost dhe do e fusni midis simites. Vendosni fetat e domates, shtoni kripë dhe piper.

2

Vendosni turshitë, specin djegës dhe i shtoni sipër mustardë.

3

Në fund i shtoni pak qepë të ëmbla.

4

Hot-dogu është gati. Ju bëftë mirë!

Lini një koment