Tavë me mish pule dhe perime. Ç’të hash!

Tavë me mish pule dhe perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Ingredientët

  • 1 lugë çaji kanellë
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • 1 lugë çaji koriandër
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1.3 kg mish pule
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 450 gram patate
  • 200 gram domate qershi
  • 1 limon të prerë në feta
  • 1 lugë gjelle borzilok i freskët
  • 35 gram bajame të pjekura

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 190 gradë celsius.

2

Në një enë bashkoni të gjithë erëzat (përveç borzilokut) dhe i përzieni mirë. Në një enë tjetër ku keni vendosur mishin e pulës, shtoni erëzat dhe i marinoni mirë nga të dyja anët.

3

Në një tigan me vaj ulliri skuqni mishin e pulës të ndarë në 4 copa të vogla.

4

I lini derisa të marin një ngjyrë kafe dhe të bëhen krokante.

5

Ndërkohë një enë tjetër bashkoni patatet e prerë kubikë, domatet, qepën, rrushin e thatë, kripë, piper dhe dy lugë gjelle vaj ulliri.

6

Merrni një tavë dhe vendosni një shtresë me perimet. Vendosni mishin e pulës sipër dhe disa feta limoni. E lini në furrë për 40 minuta.

7

Para se ta servirni i shtoni sipër borzilok të freskët dhe bajamet e pjekura.

Lini një koment