Medikamente natyrale për bebet që po u dalin dhëmbët

Dalja e dhëmbëve tek fëmijët e vegjël është një proces që zakonisht shoqërohet me simptoma të ndryshme si mishra të ënjtur, irritim, dhimbje, ndonjëherë edhe temperaturë e ethe. Ndonjëherë prindërit nuk e dinë se çfarë i shkakton këto simptoma dhe ndodh të frikësohen. Por çfarë duhet bërë që t’i ndihmojmë fëmijët në këtë fazë? Lajm i mirë është që ekzistojnë shumë medikamente natyrale për t’i ndihmuar fëmijët të ndihen më mirë.

Gjëra të ftohta

Disa bebe kanë mungesë oreksi gjatë kësaj periudhe për shkak se përtypja e ushqimeve e përkeqëson dhimbjen e dhëmbëve. Në këtë rast, mund t’u bëni disa kompresa të ftohta ose t’u jepni ushqime të ftohta për t’i ndihmuar në qetësimin e dhimbjes së mishrave.

Xhinxher

Një tjetër medikament që mund të përdoret në periudhën kur fëmijëve u dalin dhëmbët është xhinxheri. Ai përmban veti anti-inflamatore duke reduktuar ënjtjen në mishrat e dhëmbëve. Mund të aplikoni një copë xhinxher në mishrat e ënjtur për 2-3 minuta dhe bebja juaj do të ndihet më mirë.

Aplikoni presion të lehtë

Bebet kanë tendencë të kafshojnë sa më shumë gjëra për të ushtruar presion tek mishrat, gjë që u lehtëson dhimbjen. Kështu që jepuni fëmijëve lodra që blihen në farmaci për të stimuluar daljen e dhëmbëve. Disa prej tyre ftohen paraprakisht dhe eliminojnë ënjtjen dhe minimizojnë dhimbjen.

Ekstrakt vaniljeje

Zhysni disa tampone pambuku ose kruajtëse veshësh në ekstrakt vaniljeje dhe aplikojeni tek mishrat e ënjtur të bebes për të ndihmuar luftimin e dhimbjes sepse vanilja vepron si agjent qetësues.

Kamomil

Çfarë mund të përdorni tjetër për të qetësuar dhimbjen e dhëmbëve tek bebet? Kamomil. Kjo bimë ka veti qetësuese dhe relaksuese. Hidhni disa pika vaj kamomili në gisht dhe aplikojeni tek mishrat e bebeve ose përzieni pak vaj esencial kamomili me një lugë vaj lule dielli para se ta aplikoni tek dhëmbët e bebeve.

Lini një koment