Shijoni një tavë dheu tiranase

Tavë dheu

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Pjatë tipike e qytetit të Tiranës. Kushdo mund ta përgatisë me këtë recetë të Nepsit!

Ingredientët

  • 500 gram mish viçi (ose mëlçi viçi sipas preferencës)
  • 3 domate
  • 8 thelpinj hudhre
  • dy lugë gjelle uthull (sipas preferencës)
  • 300 gram gjizë
  • 1-2 kokrra qepë
  • vaj ulliri
  • Spec djegës
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepët e grira imët. Pasi janë zverdhur shtoni mishin e prerë në kubikë të vegjël. I lini të skuqen për disa minuta.

2

Shtoni uthullën dhe përziejeni derisa mishi ta thithë plotësisht.

3

Shtoni domatet e grira në rende, kripën, piperin, specin djegës dhe hudhrën.

4

I trazoni dhe shtoni gjizën së bashku me një gotë ujë.

5

I lini në zjarr derisa domatja të shkrijë plotësisht.

6

E heqim nga zjarri dhe nisim mbushjen e tavave të baltës. Tavat i vendosim në furrën e paranxehur dhe i lëmë të piqen maksimumi 25 minuta.

7

Tava e dheut serviret e ngrohtë, e sapo dalë nga furra. Ju bëftë mirë!

Lini një koment